Austria teston shpejtësinë me 140 kilometra në orë në autostradë

ATSH-AFP/ – Ndryshe nga Franca e cila e uli në 80 kilometra në orë shpejtësinë në autostradat me dy korsi, Austria paraqiti sot një eksperimentim mjaft të diskutueshëm të shpejtësisë që do të arrijë deri në 140 kilometra në orë në autostradë, kundrejt 130 kilometra në orë që ishte deri më tani.

”E vendosur në dy segmente me gjashtë korsi të autostradës kryesore të vendit që lidh Vjenën dhe Salzburgun, rritja e nivelit tavan të lejuar do t’i mundësojë drejtuesve të automjeteve për të fituar kohë”, u shpreh ministri i Transporteve, Norbert Hofer (FPÖ, i ekstremit të djathtë).

Nëse testi do të cilësohet i suksesshëm dhe përfundimtar pas një viti, 140 kilometra në orë mund të futen edhe në itinerare të tjera, theksoi ministri, duke siguruar se infrastruktura dhe automjetet janë gjithnjë e më të sigurta.