Autobusi nga Kosova merr flakë në “Rrugën e Kombit”

Një autobus udhëtarësh është përfshirë nga flakët disa minuta më parë në ‘Rrugën e Kombit’. Raportohet se nuk ka dëme në njerëz.

Ndërkohë që raportohet se autobusi vinte nga Kosova dhe ishte nisur drejt vendit tonë. Burimet e Syri.net thonë se shkak për përfshirjen nga flakët është bërë një defekt teknik.

Ndërkohë që menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë, ato zjarrfikëse dhe autoambulanca.