Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Autokolona tuniziano-algjeriane me ndihma për Gazën niset drejt Rafahut

Autokolona tuniziano-algjeriane me ndihma për Gazën niset drejt Rafahut

Qindra aktivistë nga Tunizia dhe Algjeria kanë nisur një autokolonë ndihmash nga Tunizi drejt Gazës, përmes pikës kufitare Rafah në Egjipt.

Qëllimi i këtij misioni është të dërgojë ndihma humanitare dhe të thyejë bllokadën izraelite, ndërsa tonelata me ndihma vazhdojnë të grumbullohen në kufirin e Arishit.