Automjeti tjetër elektrik i Volvo-s është një SUV i vogël i quajtur EX30

Automjeti i ri elektrik i gjeneratës së ardhshme të Volvo-s, SUV-i luksoz me tre rreshta, EX90, ende nuk ka dalë në shitje, por kompania suedeze prej tash po flet për vazhdimin e serisë.

Volvo EX30 do të jetë një SUV i vogël që do të ketë debutimin e tij global më 7 qershor, transmeton Telegrafi.

Rezervimet për ta porositur në SHBA do të hapen gjithashtu në atë datë.

Emri EX30 kishte qarkulluar për disa javë tani, por duke ditur se vetura elektrike do të ketë një debutim të duhur relativisht shpejt, sigurisht që do të emocionojë fansat e dizajnit suedez dhe angazhimin e kompanisë për të përdorur teknologjinë për të rritur sigurinë e automjetit.

Është interesante se Volvo po hyn plotësisht në idenë madhësisë së automjetit.

“Madhësia e vogël është një nga idetë tona më të mëdha”, thotë kompania në deklaratën e saj për shtyp. Dhe në të vërtetë, automjeti ka të ngjarë të futet nën serinë 40 të EV-ve të Volvo-s, duke përfshirë C40 Recharge dhe XC40 Recharge.