Autoritetet Gjermane bllokojnë një prej rrjeteve të zeza online më të mëdha në botë

Bllokimi nga autoritetet gjermane çoi në konfiskimin e portofolëve të kriptomonedhave me vlerë 25 milionë dollarë në bitcoin.

Autoritetet nuk kanë të ndaluar në sulmet e tyre ndaj operacioneve të dark web. Policia federale Gjermane në bashkëpunim me agjencitë Amerikane arritën të bllokonin Hydra Market, i cili njihet si rrjeti më i madh i zi i internetit në botë.

Raportohet se 80% e transaksioneve në kriptomonedha në tregun e zi realizoheshin në Hydra Market dhe që prej 2015-ës janë qarkulluar 5.2 miliardë dollarë.

Afro 17 milionë llogari përdoruesish dhe 19 mijë shitës operonin në platformë.

Bllokimi nga autoritetet gjermane çoi në konfiskimin e portofolëve të kriptomonedhave me vlerë 25 milionë dollarë në bitcoin. Autoritetet Amerikane akuzojnë shtetasin Rus Dmitry Pavlov për shpërndarje ë narkotikëve dhe pastrim parash gjatë operimit të serverëve të Hydra.

Ky rrjet kryesisht i shërbente vendeve Rusisht folëse.

Është hera e parë që autoritetet kanë mbyllur një platformë të madhe të rrjetit të zi.

Vitet e fundit janë mbyllur AlphaBay, Silk Road dhe së fundi DarkMarket. /PCWorld Albanian