Avionët izraelitë sulmojnë Gazën, vdes nëna dhe foshnja

Të paktën dy persona, pjesëtarë të një familje palestineze, prej të cilëve njëri fëmijë kanë rënë dëshmorë, ndërsa një tjetër është plagosur në sulmet e avionëve izraelitë që kanë kryer pas mesnatës ndaj Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref el-Kudra, në deklaratën me shkrim njoftoi se në sulmin ajror të izraelit ndaj Gazës janë martirizuar një grua 23 vjeçare shtatzënë dhe foshnja e saj, ndërsa bashkëshorti i saj është plagosur.

Ai gjithashtu deklaroi se numri i palestinezëve të plagosur që nga dje është rritur në 12.

Në deklaratën e bërë më parë nga ushtria izraelite, thuhej se 12 rajone në Gaza janë shënjestruar me sulm ajror. Në sulmet e mbrëmshme një palestinez kishte rënë dëshmor, ndërsa 6 të tjerë ishin plagosur.