Babai i 15-vjeçarit mban sekret detajet e zhdukjes së djalit të tij

Nik Hiseni, babai i djalit 15 vjeç nga Gjakova, që para pak ditësh kishte humbur, ka thënë se nuk dëshiron të zbulojë detaje rreth zhdukjes së djalit të tij.

I kontaktuar nga Insajderi, Hiseni ka thënë se nuk dëshiron të flas më shumë për detajet, për shkak se Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin.

“Për shkak të hetimeve të Policisë nuk mundem me u prononcu më gjatë. E kam dhënë një deklaratë në Facebook. Kaq mundem me thanë”, ka deklaruar Hiseni për Insajderin.

Ndërkaq, sot Hiseni ka falënderuar sot përmes rrjetit social Facebook Policinë e Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për kontributin që kanë dhënë, për gjetjen e djalit të zhdukur të tij para tre ditësh.

“Në momente ankthi dhe hidhërimi në familjen tonë Hiseni për zhdukjen djalit tonë 15 vjeçarë, Palit, e ndjej për obligim që t’i falenderoj përzemërsisht dhe shpirtërisht secilin veç e veç, duke filluar nga Policia e Kosovës e cila bëri një punë të jashtëzakonshme, duke vazhduar me pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, organizatat e dala nga lufta, veteran e invalid, strukturat politike të të gjitha partive”, ka shkruar Hiseni.