Ballkani nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Konferencës

Ballkani ka shkruar historinë e futbollit kosovar duke u bërë skuadra e parë nga Kosova që kualifikohet në grupet e një gare evropiane.

Kampioni në fuqi i Kosovës është futur në grupet e Ligës së Konferencës, ku ndodhet në Grupin H së bashku me Slavia Pragën, Cluj e Sivaspor.

Ndeshjen e parë suharekasit do ta zhvillojnë në shtëpi ndaj kampionëve në fuqi të Rumanisë, Cluj të enjten me fillim nga ora 18:45.

Tanimë kanë dalë në shitje biletat për këtë takim të rëndësishëm dhe ato fillojnë nga pesë deri në 50 euro.

Çmimet e biletave për sektorin Veri dhe Jug janë nga pesë euro, derisa në Lindje tifozët mundë të pajisen me biletë për 10 euro.

Biletat për sektorin e Perëndimit kushtojnë 15 euro, derisa VIP janë 50 euro.

Ballkani ka njoftuar se biletat janë duke u shitur online.