Ballkanit i shuhen shpresat për kualifikim, mposhtet nga Slavia Prague

Skuadra nga Kosova, Ballkani ka pësuar humbje ndaj Slavia Prague.

1:0 në favor të ekipit çekë përfundoi sfida në ‘Fadil Vokrri’, duke i shuar gjasat për kualifikim në fazën tjetër, transmeton lajmi.net.

Gjatë pjesës së parë u zhvillua një lojë e qetë nga të dy skuadrat, pasi e dinë rëndësinë e këtij takimi.

Të dy klubet kërkonin të zhbllokonin sfidën, por nuk ishin aq të rrezikshme për njëra-tjetrën.

Krijuan disa raste, por që ishin të lehta për portierët e dy ekipeve.

Në pjesën e dytë më kërkues ishin mysafirët, pasi donin të zhbllokonin sfidën.

Atë e arritën në minutën e 75`, pas një gabimi në mbrojtje realizoi Lingr.

Ballkani në minutat e fundit u munduan të barazojnë rezultatin, por nuk arritën.

Me këtë humbje Ballkanit i shuhen shpresat për kualifikim pasi qëndron në vendin e fundit me katër pikë, kurse Slavia ka shtatë në vendin e tretë.