Bangladeshi heton zjarrin në kampin më të madh në botë të refugjatëve

Autoritetet e Bangladeshit po hetojnë shkakun e një zjarri masiv në një kamp refugjatësh në Rohingya, i cili ka lënë 12.000 njerëz pa strehë.

Nuk është raportuar për viktima, por zjarri i të dielës shkatërroi 2.000 strehimore pasi u përhap me shpejtësi përmes bombolave të gazit nga kuzhina, thanë zyrtarët.

Policia po heton nëse zjarri ka qenë një akt sabotazhi. Një person është arrestuar, raportojnë mediat lokale.

Kampi në juglindje besohet të jetë kampi më i madh i refugjatëve në botë.

Shumica e më shumë se një milion banorëve të saj, refugjatë Rohingya, kishin ikur nga persekutimi në Birmaninë fqinje.

Të hënën, qindra u kthyen në zonën e Cox’a Bazar për të parë se çfarë mund të shpëtonin na rrënojat.

Zjarri filloi rreth orës 14:45 me orën lokale të së dielës dhe shpërtheu shpejt nëpër strehimoret me bambu, tha një zyrtar.

“Rreth 2,000 strehimore janë djegur, duke lënë rreth 12,000 shtetas të Birmanisë të zhvendosur me forcë pa strehë”, i tha agjencisë së lajmeve AFP Mijanur Rahman, komisioneri i refugjatëve në Bangladesh.