
Qeveria e Bangladeshit ka reaguar ashpër ndaj Indisë, duke e akuzuar për lejimin e ish-kryeministres Sheikh Hasina të flasë publikisht, pavarësisht se ajo konsiderohet e arratisur nga autoritetet në Dhaka.
Sipas zyrtarëve bangladeshas, ky veprim minon përpjekjet ligjore për ta vënë Hasinën përballë drejtësisë dhe dëmton marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.
Bangladeshi i ka kërkuar zyrtarisht Indisë ekstradimin e Hasinës, por Nju Delhi nuk ka dhënë ende asnjë koment publik lidhur me këtë kërkesë.
Autoritetet në Dhaka theksojnë se çështja është e natyrës ligjore dhe presin bashkëpunim nga India, ndërsa situata ka nxitur debat të gjerë politik dhe diplomatik në rajon. /mesazhi






