Të gjitha bankat në Iran do të jenë plotësisht funksionale duke filluar nga e shtuna, njoftoi Këshilli i Koordinimit të Bankave i vendit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, transmeton Anadolu.
“Kjo përfshin edhe selitë e bankave në kryeqytetin Teheran”, raportoi IRNA, duke cituar këshillin.
Orari i shërbimit për klientët do të mbetet i njëjtë si zakonisht gjatë javës, shtoi ajo.
Njoftimi vjen ndërsa përleshjet në rajon janë përshkallëzuar pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt, të cilat kanë lënë mijëra të vrarë dhe të plagosur.
Të martën, Washingtoni dhe Teherani shpallën armëpushim dyjavor që synon të hapë rrugën për një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës.




