Banorët e Arizonës detyrohen të zhvendosen shkaku i zjarreve

Evakuimet kanë nisur në pjesë të Arizonës veriore pasi zjarri rreth 9 kilometra në veri të Flagstafit nisi të përhapej rrufeshëm.

Zyrtarët e Parkut Kombëtar të Kokoninos thanë se zjarri u raportua nga një vëzhgues zjarri dhe se kishte djegur afërsisht 16 deri në 20 kilometra katrorë. Lidhur me zjarrin, forcat e rendit të Shërbimit Pyjor thanë se kanë arrestuar dhe akuzuar një 57-vjeçar për dëmtim të burimeve natyrore. Shkaku i zjarrit nuk dihej menjëherë.

Zyrtarët e Zyrës së Sherifit të Qarkut thanë se vendpushimi i skive në Arizona Snouboull dhe njerëzit që jetojnë në zonën përreth duhet të evakuohen. Njerëzit që jetojnë në Doni Park dhe në zonën pranë malit Elden janë në gjendje gatishmërie për t’u zhvendosur. /koha