Barcelona ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit.
Barcelona përmes një postimi në faqen zyrtare ka bërë publike listën të caktuar nga trajneri Hansi Flick.
Në listë shihet Ter Stegen, i cili kthehet për herë të parë në grumbullim, pas një lëndimi të gjatë.
Kurse, mungon Lewandowski dhe Alejandro Balde për shkak të lëndimeve.
Finalja “El Classico” zhvillohet nesër (e shtunë) në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla dhe fillon në orën 22:00.