Barcelona rikthehet te fitorja, vazhdon rrugën drejt kreut

Barcelona ka arritur që të fitojë me rezultat 3-0 ndeshjen ndaj Elches në kuadër të La Ligas.
Pas një pjese të parë të mërzitshme dhe me pak raste shënimi për gol, klubi i Barcelonës u ‘ringjall’ në 45 minutëshin e dytë, transmeton lajmi.net.

Lionel Messi tregoi edhe një herë se është në formë mjaftë të mirë, fillimisht duke hapur serinë e golave të ndeshjes në minutën e 48-të.

Pas 21 minutave, argjentinasi arriti të shënoi edhe një herë një gol të bukur pas asistimit të Martin Braithwaite.

Kjo nuk ishte e gjitha, pasi Braithwaite asistoi edhe një herë tjetër për Jordi Alban, duke trefishuar epërsinë.Me ketë fitore, Barcelona renditet në vendin e 3-të me dy pikë më pak sesa Real Madrid, dhe pesë më pak sesa lideri Atletico./