Barcelona – Valencia, formacionet e mundshme të derbit të javës në La Liga

Barcelona dhe Valencia janë gati për ndeshjen e sotme (e diel) derbi të vlefshme për javën e nëntë në La Liga.

Katalunasit janë nikoqir të Los Che në takimin që pritet të zhvillohet në Camp Nou me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Ronald Koeman ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit ndaj Atletico Madridit dhe synon t’i kthehet fitores para tifozëve të vet.

Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të dobët ndeshjet e fundit dhe synojnë së paku një barazim nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht mungesave.

Te Barcelona Sergio Aguero pritet ta fillojë nga banka, ndërsa në sulm do të luanë Memphis Depay, Luuk de Jong dhe Ansu Fati.

Formacionet e mundshme

Barcelona: Ter Stegen; Dest, Garcia, Pique, Alba; De Jong, Busquets, Gavi; Fati, Luuk de Jong, Depay;

Valencia: Cillessen; Foulquier, Paulista, Diakhaby, Gaya; Soler, Wass, Guillamon, Duro; Guedes, Gomez;