Barcelona vazhdon sonte rrugëtimin ndaj Bilbaos, formacionet e mundshme

Sonte luhet derbi i xhiros së dytë në kampionatin spanjoll.

Kryendeshja e xhiros zhvillohet sonte nga ora 22:00 mes Athletic Bilbaos dhe Barcelonës, shkruan lajmi.net.

‘Blaugaranët’ e nisën mirë edicionin pasi mposhtën në ndeshjen hapëse Real Sociedadin 4-2, në anën tjetër Bilbao nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Elches 0-0.

‘Baskët’ si vendas shumë herë kanë ditur ta befasojnë Barcen e këtë e dëshmon më së miri fakti që në pesë përballjet e fundit në ‘San Mames’, epilogu është dy fitore për secilën skuadër ndërsa një ndeshje ka përfunduar baras.

Ekipi i Ronald Koeman është në ‘tranzicion’ pas largimit të Leo Messit, por futbollistët duken të motivuar që të dëshmojnë që do të jenë konkurrent serioz në garën për titull.

Pritet një duel i zjarrtë me të dyja skuadrat që synojnë vetëm fitoren nga ky duel.

Formacioni i mundshëm i Athletic Bilbaos: Agirrezabala; De Marcos, Alvarez, Martinez, Balenziaga; Berenguer, D Garcia, Vencedor, Muniain; Sancet, Williams

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Neto; Dest, Pique, E Garcia, Alba; Pedri, Busquets, De Jong; Braithwaite, Memphis, Griezmann