Në Kosovë tashmë numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkruar në 16.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 40-vjeçare nga Gjakova e cila ishte e prekur me koronavirus e që ishte shtatzënë.
Ish-kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se bashkë me gruan shtatzënë ka vdekur edhe foshnja e saj e palindur.
Deri më tani në Kosovë janë 598 persona të prekur me koronavirus, 123 të shëruar dhe 16 të vdekur.
Postimi i plotë i Kusari-Lilës, pa ndërhyrje:
Mëngjesi na erdhi me lajmin e trishtë për humbjen e jetës së gruas shtatëzënë nga Gjakova si pasojë e infeksionit me #Covid19.
Ngushëllime familjes dhe gjithë të njohurve të saj. Vdekja e dyfishtë e Nënës dhe bebes së saj të palindur, shton pikëllimin dhe ngritë alarmin për pasojat e infeksionit.
Ky alarm duhet të na shtyejë për respektim strikë të masave parandaluese dhe marrje me seriozitet të gjitha sygjerimeve për mbrojtje dhe izolim në këtë kohë pandemie.
Kohën e humbur pa dalë në natyrë apo pa u takuar me të tjerët e kompenzojmë menjëherë kur të përfundon kjo situatë, por jetën e humbur asesi.
#RriNëShtëpi.








