Bashkia e Bolonjës në Itali ngre flamurin palestinez

Bashkia e Bolonjës në Itali ngriti flamurin palestinez të mërkurën në shenjë solidariteti me popullin palestinez në mes të sulmit në Rripin e Gazës, njoftoi agjencia shtetërore të lajmeve ANSA.

“Si kryebashkiak i një qyteti që historikisht bën fushatë për paqen, jo dhunën dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, është detyrë për mua të mbaj një qëndrim dhe të veproj për të siguruar kohezionin më të madh social të mundshëm në qytetin tonë”, citon ANSA kryebashkiakun, Matteo Lepore.

“Kjo është arsyeja pse ne do të mbajmë flamurin palestinez së bashku me një flamur që bën thirrje për armëpushim. Ne mbajmë anën në favor të viktimave dhe të drejtave të njeriut, edhe një herë. Nuk mund dhe nuk do të qëndrojmë në heshtje”, thekson Lepore.

Ai tha se Bolonja do të valojë gjithashtu edhe flamurin izraelit kur Tel Avivi të ndalojë ofensivën e tij në Gaza.