Bayerni ka arritur një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.
Ata mposhtën Real Madridin, me rezultat të ngushtë 1-2 duke qenë një hap larg gjysmëfinales.
Golat për Bayernin i realizoi Luis Diaz dhe Harry Kane, ndërsa të vetmin për “Los Blancos” e shënoi Kylian Mbappe.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Allianz Arena”, të mërkurën e ardhshme.








