BE akordon 3.5 miliardë euro shtesë për vendet që do të presin refugjatët ukrainas

Shtetet anëtare të BE-së do të kenë në dispozicion 3.5 miliardë euro shtesë (3.4 miliardë dollarë) për t’u kujdesur për refugjatët ukrainas.

Paratë do të rialokohen nga Fondi i Kohezionit për Zhvillimin Rajonal. Vendimi i marrë të enjten nga ministrat e drejtësisë të BE-së në Luksemburg u lejon vendeve t’i përdorin këto fonde në mënyrë më fleksibël.

Rishpërndarja u propozua fillimisht nga Komisioni Evropian dhe tashmë është miratuar nga Parlamenti Evropian.

Që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës, më shumë se 7.6 milionë njerëz kanë ikur në vende të tjera evropiane, sipas të dhënave nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët UNHCR. /atsh