Ballina Lajmet Rajon dhe Botë BE bën thirrje për ndalimin e sulmeve ndaj civilëve në Idlib

BE bën thirrje për ndalimin e sulmeve ndaj civilëve në Idlib

Bashkimi Evropian (BE) bëri thirrje për ndalimin e të gjitha sulmeve kundrejt civilëve në qytetin Idlib të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic, në një deklaratë me shkrim lidhur me situatën aktuale në qytetin Idlib të Sirisë, janë shprehur se i bëjnë thirrje të gjitha palëve që të hedhin hapat e nevojshëm për lehtësimin e dërgesave të ndihmave humanitare dhe gjithashtu kërkuan që të zbatohen ligjet ndërkombëtare kryesisht në mbrojtjen e civilëve.

Me intensifikimin e operacioneve ushtarake në Idlib janë vrarë pa dallim qindra civilë, theksohet në deklaratë, ku nënvizohet se sulmet kanë patur në objektivin e tyre rajonet me civilë, spitalet dhe qendrat ku strehohen njerëz të zhvendosur nga vendet e tyre.