BE-ja thotë se raporti nga i cili varet heqja ose jo e masave ndaj Kosovës, drejt finalizimit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se raporti i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, në lidhje me masat për Kosovën është duke u finalizuar dhe së shpejti do t’u paraqitet shteteve anëtare.

Stano ka thënë në konferencë për media të martën se raporti i dorëzohet Këshillit dhe më pas Këshilli vendos bazuar në të lidhur me masat, nëse do të hiqen apo shtrëngohen.

“Mund vetëm ta konfirmojë se raporti është duke u finalizuar dhe do t’u dërgohet shteteve anëtare. Por, për afate kohore apo përmbajtje është diçka që nuk komentojmë, pasi janë procedura të brendshme të punës brenda Këshillit”, ka thënë Stano.