Beeper Mini, debuton aplikacioni që sjellë eksperiencën e iMessage në Android

Mesazhet e dërguara nga Beeper Mini shfaqen si flluska blu në iPhone e të tjerëve. Reagimet, fotot, videot, bisedat, të gjitha shfaqen sikur të ishit duke përdorur iMessage.

Në fillim të këtij viti, një zhvillues arriti të hynte në mesazhet e Eric Migicovsky duke prentenduar se kishte arritur që të aplikonte inxhinieri të kundërt me Apple iMessage ku çdo pajisje – Android, Windows apo çfarëdoqoftë ajo – mund të dërgonte mesazhe si një flluskë blu.

Migicovsky nuk po besonte çfarë sytë e tij po shikonin. “Thashë askush nuk e ka bërë atë. Askush në botë nuk e ka bërë,” tha CEO i startupit Beeper.

Zhvilluesi në fjalë ishte një student 16-vjeçar dhe i tregoi një prototip që funksiononte. Ai prototip më pas u bë baza e aplikacionit të ri Android quajtur Beeper Mini, startupi që Migicovsky lançoi ditën e djeshme.

Aplikacioni me tu hapur do të kontrollojë të gjitha bisedat me tekst dhe të mësojë se cilat vinë nga përdorues të iMessage për ti kaluar më pas në biseda me flluska blu. Nga ai moment sa herë që komunikoni me një përdorues të iPhone përmes Beeper Mini, do të jenë duke përdorur iMessage.

Mesazhet e dërguara nga Beeper Mini shfaqen si flluska blu në iPhone e të tjerëve. Reagimet, fotot, videot, bisedat, të gjitha shfaqen sikur të ishit duke përdorur iMessage.

Beeper Mini i bashkohet një liste në rritje aplikacionesh të cilat përpiqen të sjellin eksperiencën e iMessage në Android. Por ndryshe nga shërbimet e tjera, Beeper Mini dërgon mesazhe direkte dhe nuk i kanalizon përmes një Mac hostuar në cloud.

Kjo e fundit është një implementim me probleme serioze sigurie çka bëri që aplikacionet Nothing dhe Sunbird të tërhiqeshin menjëherë.

Beeper Mini shmang këto probleme sepse operon në një mënyrë krejtësisht ndryshe. Zhvilluesit e saj mësuan sesi të regjistronin një numër telefoni e iMessage dhe të dërgonin mesazhe direkte në serverët e Apple si dhe kthimin e tyre në aplikacion.