Bëjuni fëmijëve ambiciet argëtuese e jo rraskapitëse, do të bëhen kampion dhe do të ju bëjnë krenarë

Mr.Sci. Saad R. Gashi

Laslo Polgar, ishte një hungarez qe hidhte tërësisht poshtë idenë e talentit te lindur, duke pohuar se vetëm përmes praktikes dhe zhvillimit te shprehive te mira fëmija mund te behej gjeni ne çdo fushë.

Polgar per ta jetësuar këtë eksperiment kishte zgjedhur lojën e shahut, shtëpinë dhe fëmijët e tij.
Shtëpinë e kishte mbushur me libra te shahut dhe fotografi te shahisteve më të mëdhenj.

Laslo dhe Karla kishin 3 vajza te vogla:

1. Suzana, e cila filloi te luante shah ne moshën katërvjeçare dhe brenda 6 muajsh ajo i mposhtte te rriturit;
2. Sofia, e cila ne moshën katërmbëdhjetë vjeçare ishte shpallur kampion bote;
3. Xhuditi ishte sugaresha dhe ajo ishte me e suksesshmja. Ne moshën dymbëdhjetë vjeçare u be lojtarja me e re qe hyri ne mesin e 100 lojtarëve (në garë së bashku me meshkuj) më të mirë në botë.
Në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare e katër muaj, ajo u be mjeshtrja e madhe më e re e të gjitha kohërave, më e re se Bobby Fischer, mbajtësi i mëparshëm i këtij rekordi.

Për 27 vite Xhuditi ishte shahistja numër një në botë!

P.S.
Eksperiment dhe histori suksesi afërsisht të ngjashme ose ne rruge të tillë, ka edhe tek ne si:

– Driton Kuka, i cili me “prodhimet e tij familjare”, dhe jo vetëm, bëri që bota ta njeh Kosovën.

Pastaj në Mitrovice kemi:
– Remzi Begu me disa familjarë te tij dhe mijëra medalje tjera te fituara me nxënës tjerë të tij.

– Shaban Ramadani me djalin e tij Muhamet Ramadani, kampion në hedhjen e gjyles dhe diskut.

Të gjithë këta kanë fituar medalje nëpër kampionate te ndryshme si: Republikane, Kombëtare, Ballkanike, Evropiane, Olimpike, Botërore.

Të tjerë që ndjekin rrugën e tyre dhe presim nga ta dhe fëmijët e tyre janë: Bashkim Merovci me Albinin, Kaltrinën dhe Amarin; Veton Hajrizi me Altean, Besnik Gjinaj me Vesen, Ali Muharremi me Learten…. dhe të tjerë, në sporte dhe fusha tjera ne qytete anekënd Kosovës.

Ju dëshirojmë suksese të mëtejme, që historitë e tyre të jenë motivuese për gjeneratat e ardhshme.

P.S. Prindër te dashur merruni më shumë me fëmijët e juaj, ose besojuni atyre qe dinë të prodhojnë kampion dhe gjeni në fusha te ndryshme. Këto janë dy rrugë të suksesit, e treta nuk ekziston. Sepse te gjithë kampionet ose gjenitë që i shohim e lexojmë për ta kanë qene sikurse fëmijët e juaj, por i kane ndjekur këto dy rrugë.
Mbani fëmijët larg: kafeterive, shoqërisë së keqe, kotësisë, rrjeteve sociale, dështakëve, politikes, debateve politike, vendeve dhe shoqërisë degjeneruese…

Zoti ju dhashtë suksese

Nga: Mr.Sci. Saad Gashi