Belgjikë, rritet në mbi 7.500 numri i të vdekurve nga COVID-19

Me 525 raste të reja në 24 orët e fundit arrin në 47.859 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra e Krizës në Belgjikë njofton se me 525 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 47.859 ndërsa me 170 vdekjet e reja numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 7.501.

Gjatë 24 orëve të fundit 174 persona janë shtruar në spital ndërsa 340 persona janë shëruar.

Numri i personave në kujdes intensiv është zvogëluar me 79 persona duke rënë në 797.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i vdekjeve është rritur në 7.501, ku 46 për qind e tyre janë shënuar në spitale, ndërsa 53 për qind në shtëpitë e të moshuarve.