Beqaj: Në Prizren do të ndërtohet parku gjermano-kosovar për inovacion dhe ndërmarrësi

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka raportur sot para Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.

Beqaj ka folur për të arriturat kryesore të MIN, me theks të veçantë në realizimin e objektivave programore të MIN në kuadër të Programit Qeveritar si: themelimi i Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi, themelimi i qendrave të inovacionit dhe ndërmarrësisë, marrëveshja për bashkëfinancim me Qeverinë Gjermane përmes GIZ-it,  krijimi i bazës ligjore në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, si dhe përkrahjen finaciare për sektorin privat përmes granteve.

Ai tha se në fillim të punës së ministrisë që ai e drejton, buxheti ka rënë në draft, më pas është aprovuar dhe tani është në proces të implementimit të këtij buxheti.

“E kemi themeluar këshillin kombëtar për inovacion dhe ndërmarrësi, e cila ka për synim që të bëhet koordinimi i akterëve qe kanë të bëjnë me inovacion dhe ndërmarrësi”, tha Beqaj.

Beqaj tha se tendenca e kësaj ministrie është që ta fusin inovacionin dhe teknologjinë informative në zhvillimin ekonomik.

“Kemi lansuar programet për mjetet financiare, kemi fond prej 9.1 milionë euro”, shtoi Beqaj.

Beqaj tha se organizatave joqeveritare pritet t’iu ndahen 2 milionë euro për ta zhvilluar inovacionin dhe 1 milion euro për start-up.

“Kemi bërë marrëveshje pozitive, kemi arritur të bëjmë bashkëfinancim me Qeverinë Gjermane përmes GIZ-it ku kanë bërë ndarjen e 1.2 milion euro për përkrahje të sektorit privat në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë”, tha Beqaj në lidhje me bashkëpunimin e mirë me GIZ-in.

Beqaj tha se është hera e parë që Qeveria ka krijuar raporte të mira me GIZ-in dhe Qeverinë gjermane.

“Qeveria ka marrë vendim për bashkëpunim me Qeverinë gjermane për të ndërtuar parkun gjermano-kosovar në Prizren. Parku do të thirret për inovacion dhe tajnim:.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi e kanë vlerësuar pozitivisht punën e kësaj ministrie, transmeton Klan Kosova.