Beqiri pas takimit me Delawien: LDK do të jetë më unike ndaj Demarkacionit

Pas përfundimit të takimit të Grupit Parlamentar të LDK-së me ambasadorin amerikan Greg Delaiwe, dhe shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, shefi i GP-së të LDK-së, Ismet Beqiri para medieve ka thënë se ky takim ka qenë i mirë dhe përmbajtjesor.

 Beqiri nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij takimi, por ka theksuar se në momentin kur Demarkacioni të vie në Kuvend LDK do të jetë unike.

“LDK do të jetë më unike se të tjerët që po thonë se i kanë votat. Së pari shkojmë në seancën për mocion, ne dëshirojmë të besojmë që PDK nuk do ta përkrah mocionin e opozitës”, ka thënë Beqiri, raporton Telegrafi.

“LDK është e qartë se nesër nuk ka votë kundër qeverisë”, ka thënë më tej Beqiri.

Ai ka theksuar se LDK asnjëherë në asnjë rrethanë nuk ju frikësohet zgjedhjeve.