Berlin, vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë tre marrëveshje

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, njoftoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur marrëveshje për lëvizjen e lirë dhe bashkëpunimin më të ngushtë rajonal, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ky është një hap i madh drejt një tregu të përbashkët rajonal dhe gjithashtu një hap i madh për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian”, tha ministrja Baerbock në fund të një konference të mbajtur në Berlin që mblodhi bashku diplomatë të lartë të rajonit.

Kryediplomatja gjermane tha se Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi arritën pajtueshmëri për tre marrëveshje pas bisedimeve që zgjatën disa janë, të ndihmuara nga Gjermania.

“Në të ardhmen, njerëzit në Ballkanin Perëndimor do të kenë nevojë vetëm për letërnjoftimet e tyre për të udhëtuar përtej kufijve”, tha Baerbock, duke shtuar: “Së dyti, universitetet në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor do të njohin reciprokisht diplomat e njëri-tjetrit. Së treti, punonjësit në të gjashtë vendet do të njohin reciprokisht kualifikimet dhe diplomat profesionale”.

Baerbock tha se marrëveshjet do të nënshkruhen nga krerët e këtyre vendeve më 3 nëntor, gjatë takimit të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Berlin.