Berlini i kërkon Moskës të frenojë Damaskun nga ofensiva në Idlib

Qeveria gjermane i bëri thirrje Rusisë që të bllokojë forcat e qeverisë siriane nga kryerja e një ofensive kërcënuese kundër bastionit të fundit kryengrites, Idlibit.

“Ne presim që Rusia të frenojë regjimin sirian nga kjo katastrofë”, deklaroi sot në Berlin zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer.

“Punonjësit e ndihmës humanitare duhet të lejohen të hyjnë në rajon të papenguar”, shtoi ajo.