Besimtarët e fundit nga Kosova mbërrijnë në aeroportin e Xhedes

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se grupi i fundit i besimtarëve nga Kosova që kanë marrë rrugën për ta kryer haxhin kanë arritur shëndosh e mirë në aeroportin e Xhedes.

Besimtarët janë nisur menjëherë drejt Mekës për të vazhduar kryerjen e umres.

Këtë vit nga Kosova pritet që haxhin ta kryejnë gjithsej 741 besimtarë./Mesazhi/