“Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët”

Fidaim Fazliu

Islami erdhi si një fe universale dhe e harmonizuar. Erdhi që t’i rregullojë çështjet e kësaj bote dhe të tjetrës (Ahiretit), dhe të përkujdeset për jetën e individit dhe të shoqërisë, kujdeset për çështjen e individit në aspektin fizik, shpirtëror dhe psikik, sepse ai dëshiron që muslimani të jetë i fortë fizikisht, intelektualisht dhe shpirtërisht.
Islami erdh që të kujdeset për trupin e njeriut, dhe për herë të parë njerëzit dëgjuan në mjedisin fetar këtë fjalë të Pejgamberit a.s.: “Me të vërtetë ti ke obligim ndaj trupit tënd”
Nga obligimi që ke ti ndaj trupit tënd është që ta forcosh atë kur të dobësohet, ta ushqesh kur të ketë uri, të i japësh ujë kur të ketë etje, ta pastrosh kur të ndotet, ta pushosh kur të lodhet, ta shërosh kur të sëmuret, madje ta mbrosh sa të mundesh nga sëmundjet.
Njeriu duhet të jetë i shëndetshëm në trupin e tij, siç është cekur në një hadith: “Kush zgjohet i sigurt në familjen e tij, i shëndosh në trupin e tij, posedon ushqim ditor të mjaftueshëm, është njëlloj sikur t’i jetë dhënë e gjithë bota”
Transmetohet nga Omeri r.a. të ketë thënë: “Mësojuani fëmijëve tuaj notin, shigjetarinë, dhe urdhëroni që të kërcejnë mbi shpinën e atit”.
llojet e sporteve që ishin të njohura në mesin e tyre Në kohën tonë, ekzistojnë lloje të ndryshme të sporteve, madje sporti është bërë shkencë dhe artë.

Hoxhë Fidaim Fazliu