Beteja e Stalingradit, siç nuk e keni parë kurrë më parë – FOTO

Brutaliteti i betejës së Stalingradit është sjellë në jetë me ngjyra si kurrë më parë, pasi Rusia shënoi 75 vjet që nga fitorja e Bashkimit Sovjetik në luftën e përgjakshme 200 ditore.

Fotot me ngjyra tregojnë betejën shkatërruese dhe vendimtare të Stalingradit (1942-1943). Më shumë se 2 milionë persona humbën jetën në këtë betejë midis forcave sulmuese gjermane dhe atyre sovjetike.

Trupat gjermane morën goditjen përfundimtare më 26 janar 1943 kur forcat sovjetik, ndanë forcat gjermane në dy grupe. Në fund të janarit të vitit 1943, Paulus heq dorë nga luftimet dhe më 2 shkurt trupat gjermane i dorëzohen ushtrisë së kuqe.