Beteja për termocentralet bërthamore

Petro Poroshenko

Trupat ruse avancuan të shtunën në një termocentral të tretë bërthamor, duke marrë tashmë nën kontroll dy nga katër që operojnë në vend. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, iu lut ligjvënësve amerikanë për ndihmë shtesë, edhe pse ai këmbënguli se armiku po mposhtej.

“Ne po u shkaktojmë humbje banorëve që nuk mund t’i shihnin në makthin e tyre më të keq” , ka thënë lideri ukrainas. “Trupat ruse morën kontrollin e qytetit port jugor të Khersonit këtë javë. Edhe pse ata kanë rrethuar Kharkiv, Mykolaiv, Chernihiv dhe Sumy, forcat ukrainase kanë arritur të mbajnë kontrollin e qyteteve kryesore në Ukrainën qendrore dhe juglindore”, ka thënë Zelenskyy të shtunën.

Ndërkaq, ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i sigurojë armë shtetit të tij për të vazhduar betejën ndaj forcave pushtuese të Rusisë. Këtë thirrje për ndihmë e ka bërë teksa ka vizituar ushtrinë ukrainase që kanë ndihmuar civilët në evakuim nga Kievi.

Ushtria ka ndihmuar civilët që të kalojnë lumin afër urës së shkatërruar nga luftimet. Ish-presidenti ukrainas ka kërkuar që presidenti rus, Vladimir Putin, të hetohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për nisjen e pushtimit. Liderin rus e ka quajtur person të çmendur.

Ish-presidenti i Ukrainës, gjatë kësaj vizite, ka kërkuar nga NATO-ja që të krijojë një zonë pa fluturime mbi Ukrainën. Ka përsëritur se Putini po vret fëmijë, gra dhe pleq. /koha