Biden ngre task force për variantet e ardhshme të Covid-19

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden po shikon mundësitë e krijimit të një task force për t’u marrë me variantet e ardhshme të Covid-19 si edhe me kërcënimet e tjera të lidhura me pandeminë, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë gati në rast të versioneve të reja të këtij virusi.

Sipas raportimeve të medias amerikane, Pandemic Task Force do të fokusohet në zhvillimin e vaksinave, trajtimet dhe testet diagnostike.

Varianti i ri Omicron po krijon shumë probleme për sistemin shëndetësor amerikan duke e vënë sërish atë nën presion.

Në terma absolutë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi me më shumë viktima, me 849 061 të vdekur, të ndjekura nga Brazili me 620 796, India me 485 350 dhe Rusia me 319 911. /atsh