Biden: Ushtria amerikane po i jep fund misionit luftarak në Irak

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se ushtria amerikane ka filluar një “fazë të re” në Irak dhe që nga fundi i vitit nuk do të përfshihet më në misione luftarake, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para gazetarëve përpara takimit të Zyrës Ovale me kryeministrin irakian, Mustafa al-Kadhimi, presidenti Biden tha se Washingtoni dhe Bagdadi do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për antiterrorizmin dhe përmendi posaçërisht kërcëniminqë paraqet DEASH.

Biden tha se operacionet e përbashkët SHBA-Irak kundër grupit terrorist janë “kritike për stabilitetin e rajonit”.

Ai shtoi se prania e SHBA-së në Irak do të zhvendoset për t’u përqendruar në trajnimin dhe ndihmën e forcave të qeverisë irakiane.

“Ne mbështesim forcimin e demokracisë së Irakut dhe ne jemi të etur për të garantojmë që zgjedhjet të zhvillohet në tetor”, theksoi Biden.

Takimi midis presidentit amerikan dhe kryeministrit irakian vjen një javë pasi një bombë e pretenduar nga DEASH-i mori jetën e 30 viktimave në rrethin Sadr të Bagdadit.

Terroristët e DEASH-it në muajt e fundit kanë rritur sulmet në Irak, veçanërisht në provincat Kirkuk, Salahuddin dhe Diyala.

Në vitin 2017, Iraku deklaroi fitoren mbi DEASH-in duke rifituar të gjitha territoret e pushtuara nga terroristët që nga vera e vitit 2014, respektivisht, sipas vlerësimeve, rreth një të tretën e sipërfaqes totale të pushtuar të vendit.

Megjithatë, grupi terrorist akoma ka qeliza të fjetura në Irak dhe vazhdon të kryejë sulme sporadike ndaj civilëve, forcave të sigurisë, infrastrukturës dhe caqeve të tjera.

Biden po ashtu njoftoi shpërndarjen e 500 mijë dozave të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Irak, për të cilat ai tha se do të shpërndahen “brenda disa javëve”.