Biden viziton rajonin e New Mexico-s ku vazhdojnë zjarret në pyje – VIDEO

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden vizitoi dhe mori informacione nga zyrtarët në New Mexico e cila po përballet me zjarret më të mëdha të pyjeve në historinë e shtetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden vizitoi qytetin Santa Fe në New Mexico lidhur me zjarret që vazhdojnë në këtë shtet.

Pasi mori informacione nga zyrtarët federalë dhe shtetërorë në lidhje me përpjekjet për shuarjen e zjarreve, Biden deklaroi se zjarret në pyje do të bëhen më të forta për sa kohë që vazhdojnë ndryshimet klimatike dhe dha mesazhin se duhet luftuar me këtë.

Ai bëri të ditur se si qeveri federale janë të gatshëm të japin ndihmat e nevojshme për shtetin.

Biden theksoi se kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për luftën me ndryshimet klimatike dhe për energjinë e pastër. “Turbinat me erë nuk shkaktojnë kancer”, tha ai. /aa