Bisedimet e radhës për Sirinë do të mbahen më 14-16 qershor në Kazakistan

Bisedimet e 18-ta të Astana-s për Sirinë do të mbahen më 14-16 qershor në Kazakistan, kryeqytetin Nur Sultan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme i Kazakistanit, Aybek Smadiyarov, njoftoi se bisedimet e Astana-s, të cilat u krijuan për zgjidhjen e krizës siriane nën garancinë e Turqisë, Rusisë dhe Iranit, do të mbahen në Kazakistan muajin e ardhshëm.

Ai tha se bisedimet planifikohen të mbahen më 14-16 qershor në kryeqytetin Nur Sultan, ndërsa njoftoi se si ministri kanë nisur procesin për miratimin e pjesëmarrjes së garantuesve të bisedimeve të Astanës dhe vendeve me statusin e vëzhguesit.

Në bisedimet e 17-ta të Astanës për Sirinë, të cilat u mbajtën për herë të fundit më 21-22 dhjetor 2021, u trajtua situata aktuale në Siri, dërgimi i ndihmave humanitare, rifillimi i punës së Komitetit Kushtetues sirian në Gjenevë, shkëmbimi i të burgosurve, lirimi i pengjeve dhe kërkimi i personave të zhdukur. /aa