Biznese shqiptare nga Turqia të gatshme të investojnë në Gjilan

Një grupë biznesesh shqiptare nga Turqia kanë vizituar Komunën e Gjilanit.

Ata janë pritur nga nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku dhe nënkryetari Kadir Hyseini.

Ajo në emër të kryetarit Alban Hyseni, i ka falënderuar mysafirët nga Turqia pêr kontributin
e dhënë para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, posaqërisht në Komunën e Gjilanit.

Nënkryetarja Morina Bunjaku, u zotua se Komuna e Gjilanit do të bashkëpunoi me bizneset shqiptare nga Turqia të cilat janë të mirëpritura për investime.

“Prioritet i kryetarit Hyseni dhe komunës është zhvillimi ekonomik. Kemi politika tërheqëse lokale për thithjen e investimeve. Pas përfundimit të procedurave do tê bëhet edhe Zona Ekonomike, ku bizneset do të kenë të gjithë infrasteukturën adekuate”, tha Leonora
Morina Bunjaku.

Nënkryetarja e komunës i ftoi bizneset shqiptare e turke që të vijnë e investojnë në Anamoravë.

“Jemi të hapur për bashkëpunim të zhvillimit ekonomik dhe më gjerë”, tha Morina Bunjaku.

Nga ana tjetër Gokhan Biçen, kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Turqi, falënderoi zyrarët e Komunës së Gjilanit për pritjen.

“Jemi të interesuar për investime në fushën e prodhimit në Komunën e Gjilanit e më gjerë”, tha kryetari Biçen.

Ai tregoi se kanë ardhur rreth 20 përfaqësuesë tê biznesve shqiptare nga Turqia me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.