Blinken ia përsërit Netanyahut se duhet të mbrohen civilët në Gaza

Sekretari Shtetit, Antony Blinken ka takuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Blinken ka thënë se SHBA-ja ja njeh të drejtën Izraelit për t’i parandaluar sulmet terroriste, por ka theksuar nevojën që të mbrohen civilët dhe të mos dëmtohet infrastruktura civile.

Netanyahu dhe Blinkeni kanë diskutuar edhe për lirimin e pengjeve dhe kalimin e ndihmave humanitare në Gaza, ka thënë zëdhënësi, Matthey Miller. /koha