Blinken: Kina ka përgjegjësi që ta bindë Putinin t’i japë fund luftës në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Kina mban përgjegjësi për të përdorur ndikimin që ka te presidenti rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Blinken e ka bërë këtë deklaratë, një ditë para bisedës që do të zhvillohet mes presidentit amerikan, Joe Biden, dhe atij kinez, Xi Jinping.

Blinkeni u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që kanë ndikim në Rusinë, që të përdorin mjetet e tyre oër ta detyruar Moskën që ta ndalë konfliktin në Ukrainë.

“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha kombeve, veçanërisht atyre me ndikim të drejtpërdrejtë në Rusinë, që të përdorin çfarëdo mjetesh që kanë për ta detyruar Moskën t’i japë fund kësaj lufte të zgjedhur. Ne besojmë se Kina në veçanti ka një përgjegjësi për të përdorur ndikimin e saj te presidenti Putin, dhe mbrojë rregullat dhe parimet ndërkombëtare që ajo pretendon se i mbështet”, ka thënë Blinken.

“Në vend të kësaj, duket se Kina po lëviz në drejtim të kundërt duke refuzuar të dënojë këtë agresion, ndërsa kërkon të portretizojë veten si një arbitër neutral. Dhe ne jemi të shqetësuar se ata po konsiderojnë të ndihmojnë drejtpërdrejt Rusinë me pajisje ushtarake për t’u përdorur në Ukrainë”, ka shtuar Blinken. /koha