Blinken thotë se do të takohet me liderët e Katarit dhe liderë tjerë të Lindjes së Mesme

Blinken tha se përveç takimit me Mbretin Abdullah të Jordanisë dhe presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas, ai do të “takohet edhe me liderët në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipt dhe Katar” në ditët në vijim.

“Për secilin prej këtyre angazhimeve, [SHBA] do të vazhdojë t’u bëjë presion vendeve për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së konfliktit dhe për të përdorur ndikimin e tyre me Hamasin për të liruar menjëherë dhe pa kushte pengjet,” tha diplomati amerikan.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Katarit ka raportuar se Blinken do të mbërrijë në Katar të premten. /mesazhi