Blizzard anulon konferencën BlizzCon për këtë vit

Blizzard pritet të hedhë dritë më shumë rreth sagave World of Warcraft dhe Diablo IV në eventet e ardhshme si Gamescom.

Fansat e World of Warcraft, Diablo dhe Overwatch të cilët po prisnin me padurim konferencën BlizzCon në Nëntor, mund të zhgënjehen kur të mësojnë se Blizzard ka vendosur të anulojë edicionin e këtij viti të evenimentit.

Publikuesi i video lojërave nuk dha asnjë shpjegim lidhur me këtë vendim por tha se nuk kishte qenë e lehtë. Megjithatë nuk do të thotë se BlizzCon nuk do të mbahet më siç ndodhi me konferencën E3.

Blizzard pritet të hedhë dritë më shumë rreth sagave World of Warcraft dhe Diablo IV në eventet e ardhshme si Gamescom.

Nën umbrellën e Microsoft, Blizzard mund të zgjedhë evenimentet e Xbox në Qershor për të ndarë lajme të rëndësishme.

BlizzCon 2023 ishte edicioni i parë me pjesëmarrje fizike që prej 2019-ës dhe mungesa e tij në 2024 mund tëprovojë një goditje për shumë fansa.