Bllokohen qindra njerëz në Kroaci, shkaku i stuhisë së borës

Qindra njerëz në Kroaci kanë kaluar natën në makinat e tyre ose në kafene dhe qendra pritjeje, pasi një stuhi dëbore në fundjavë shkaktoi kolaps trafiku dhe bllokoi disa pjesë të vendit.

Ndryshimi i menjëhershëm i motit pas një periudhe ditësh të ngrohta dhe të buta ka penguar gjithashtu trafikun në Serbinë dhe Bosnjën fqinje, ka lënë pa energji zona të mëdha në Serbinë perëndimore dhe ka ndërprerë trafikun hekurudhor drejt Malit të Zi fqinj.

Autoritetet kroate kanë njoftuar se rrugët që çojnë në dhe nga vija bregdetare e Detit Adriatik mbeten të mbyllura për shkak të borës dhe erërave të forta.

Pamjet televizive treguan autobusë në anët e tyre pasi përplaseshin në rrugët e mbuluara me dëborë dhe makina të bllokuara në autostrada. /koha