Ballina Lajmet Kosovë Bllokohet rruga Prishtinë–Pejë tek ura e Dollcit, do të kryhet minimi i...

Bllokohet rruga Prishtinë–Pejë tek ura e Dollcit, do të kryhet minimi i terrenit

Drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në aksin rrugor Prishtinë–Pejë duhet të kenë kujdes, pasi sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.

Sipa Klina.info-s, për shkak të punimeve në rrugë, në segmentin tek ura e Dollcit do të realizohet procesi i minimit të terrenit, andaj rruga do të bllokohet duke filluar nga ora 15:00.

Ende nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë bllokimi i qarkullimit.

Rruga do të rihapet vetëm pasi të përfundojë pastrimi i materialit të krijuar nga minimi dhe të konstatohet se qarkullimi mund të zhvillohet në mënyrë të sigurt.