BMW rrit çmimet e veturave

BMW Group raportoi rritje në të ardhurat e tremujorit të tretë që tejkaloi pritshmëritë pas rritjes së çmimit të veturave dhe prioritizimit të modeleve të saj më të mëdha me para e ndihmuan kompaninë të kompensonte reduktimet e prodhimit për shkak të mungesës së çipave.

Fitimet e grupit para tatimit u rritën 50 për qind në 2.9 miliardë euro, njoftoi kompania, krahasuar me një vlerësim mesatar të analistëve prej 2.5 miliardë euro.

Problemet e furnizimit me çipa që kanë penguar të gjithë industrinë do të mbeten një problem përtej këtij viti.

BMW- ja, krahasuar me rivalët tjerë, ia ka dalë të përballojë më mirë mungesën e çipave.

Ndërsa prodhuesit e veturave kanë qenë në gjendje të kompensojnë pjesën më të madhe të krizës me çmime më të larta dhe me luhatje të prodhimit drejt modeleve të tyre më fitimprurëse, furnitorët si Continental kanë qenë më pak me fat.

Dërgesat e BMW-së gjatë tremujorit të tretë u ulën me rreth 12 për qind në pak më pak se 600,000 vetura krahasuar me një vit më parë kur ishin në fuqi kufizimet pandemike. Mercedes-Benz ra për 30 për qind gjatë së njëjtës periudhë.