Bob Dylan fitues i Çmimit Nobel për Letërsi

Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur amerikan Bob Dylan ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi dhe në këtë mënyrë u bë kantautori i parë i cili ka fituar këtë mirënjohje prestigjioze.

Akademia mbretërore suedeze njoftoi se Dylan-it i është ndarë çmimi “për shkak të krijimit të shprehjeve të reja poetike në kuadër të traditës së jashtëzakonshme poetike amerikane”.

Dylan në mesin e favoritëve për fitimin e Çmimit Nobel për Letërsi ka qenë me vite, por disa ekspertë prisnin që Akademia do të përhap ndarjen e çmimit edhe në zhanrin si pop muzika.

Çmimi për Letërsi është i fundit nga gjashtë çmimet e sivjeme. Shkencëtarët diplomën dhe medaljen do ta fitojnë më 10 dhjetor, ditën kur shënohet përvjetori i vdekjes së Alfred Nobelit.