Bombardohet spitali Al Shifa në Gaza, raportohet për viktima dhe të plagosur – VIDEO

Hamasi pretendon se Izraeli bombardoi Spitalin Al Shifa në Gaza të premten pasdite. Sipas raportimeve fillestare flitet për shumë viktima dhe të plagosur.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka pohuar se dhjetëra janë vrarë dhe plagosur në shënjestrimin e një autokolone ambulancash që po transportonin të plagosurit rëndë në Gaza.

Ushtria izraelite tha se po shqyrton raportin e ministrisë së shëndetësisë së Gazës.