Bora ka ardhur – disa këshilla të dobishme për shoferët

Dimri vetëm tani po tregon fytyrën e tij të vërtetë.

Bora ka rënë pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, andaj me temperatura të ulëta dhe erë në disa pjesë të vendit, krijon kushte jashtëzakonisht të pafavorshme për vozitje.

Ngasësit kërkohet të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të përgatisin në mënyrë adekuate veturën përpara se të hyjnë në trafik, dhe faktorët kryesorë janë njohuritë dhe kujdesi.

Besojmë se ju, si drejtues të përgjegjshëm, e keni përgatitur në mënyrë adekuate veturën tuaj për dimër, kështu që këtë herë do të merremi më në detaje vetëm me ngasjen në borë dhe do të përpiqemi t’ju tërheqim vëmendjen në disa detaje kyçe që lidhen me sigurinë.

Këtu i keni disa këshilla se si të përgatitni veturën tuaj për vozitje në dimër:

Para se të filloni të vozitni, pastroni makinën tuaj nga bora dhe akulli

Fshirësit e mirë dhe uji për larjen e xhamit janë po aq të rëndësishëm

Sigurohuni që të pastroni sipërfaqet e brendshme të xhamave të makinës përpara se të lëvizni

Për shkak të borës, përshtate shpejtësinë e lëvizjes, por edhe ndryshojeni mënyrën e të menduarit.