Borrell: Njohja e Palestinës nuk është një ‘dhuratë’ për Hamasin

Josep Borrell

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se njohja e një shteti palestinez nuk ishte një dhuratë për Hamasin.

Të mërkurën, Irlanda, Norvegjia dhe Spanja thanë se do të njihnin një shtet palestinez më 28 maj, për të ndihmuar në sigurimin e ndalimit të ofensivës së Izraelit në Gaza dhe për të ringjallur bisedimet e paqes që kanë ngecur.

“Njohja e shtetit palestinez nuk është një dhuratë për Hamasin, përkundrazi,” tha ai. “Autoriteti Palestinez nuk është Hamasi, përkundrazi ata janë të konfrontuar thellë”.

Ai shtoi se BE-ja tashmë kishte biseduar, takuar dhe financuar Autoritetin Palestinez.

“Sa herë që dikush merr vendimin për të mbështetur një shtet palestinez… reagimi i Izraelit është ta shndërrojë atë në një sulm antisemitik”, shtoi ai.